“Vëllai im vdiq...“, Familjarët e viktimave mblidhen në aeroport pas rrëzimit të aeroplanit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Vëllai im vdiq…“, Familjarët e viktimave mblidhen në aeroport pas rrëzimit të aeroplanit

    Insajderi
    29 December 2024 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Familjarë të shumtë mbushën zonën e mbërritjes në aeroportin e Koresë së Jugut. Aty ishin edhe një numër i madh i vullnetarëve të Kryqit të Kuq të cilët shpërndanë batanije.

    Kjo pasi atje një aeroplan u rrëzua, duke lënë të vdekur 167 persona. Agjencia Kombëtare e Zjarrfikësve tha se ekipet e shpëtimit u përpoqën për të tërhequr njerëzit nga avioni i pasagjerëve Jeju Air që transportonte 181 persona në aeroportin në qytetin Muan.

    PAMJE nga momenti i përplasjes.

    Ministria e Transportit tha se avioni ishte një avion 15-vjeçar Boeing 737-800 që po kthehej nga Bangkoku dhe se përplasja ndodhi në orën 9:03 të mëngjesit me orën lokale.

    Shumë njerëz u përqafuan me njëri-tjetrin dhe qanë. Disa copa letre qarkulluan për të shkruar detajet e kontaktit të familjeve.

    Një i afërm kapi një mikrofon dhe i tha shtypit të mos filmonin.

    “Ne nuk jemi majmunë në një kopsht zoologjik. Ne jemi familjet e viktimave. Ne mund të shpërthejmë në çdo kohë, megjithëse po e mbajmë veten”.

    Pati konfuzion teksa njerëzit u përpoqën të identifikonin më të dashurit e tyre dhe mbushën zonën e aeroportit ku qindra të afërm u mblodhën dhe i prisnin lajmet.

    Një tjetër i afërm i viktimës tha në mikrofon: “Vëllai im vdiq dhe nuk e di se çfarë po ndodh. Nuk e di”, shkruan Reuters.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark