Kroacia dhe Shqipëria do të përballen në orën 15:00 në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë në grupe. Ky duel do të zhvillohet në “Volksparkstadion”, në Hamburg.
Në prag të kësaj sfide të dyja tifozeritë kanë qëndruar së bashku në kafene dhe restorante.
Është krijuar një atmosferë e vërtetë miqësore me tifozët, kroatët dhe shqiptarët këndojnë dhe festojnë së bashku. “Vëlla pranë vëllait, shqiptar pranë kroatit” është mbishkrimi në bluzën e tifozit të Shqipërisë që tërhoqi shumë sy.