Vëllai i presidentit Barak Obama simpatizues i Donald Trump - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vëllai i presidentit Barak Obama simpatizues i Donald Trump

    Insajderi
    25 July 2016 - 10:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Malik Obama është vëllai i presidentit të Amerikës, Barak Obama. Ai është shumë i zhgënjyer me qeverisjen e vëllait të tij.

    “Jam shumë i dëshpëruar me administrimin e vëllait tim. Në zgjedhjet që do të mbahen unë do të votoj Donald Trump, sepse ai flet nga zemra dhe se do ta bëjë përsëri Amerikën e mrekullueshme”, është shprehur ai për “New Yourk Post”.

    Gjithashtu ai tregon se gjatë kandidaturës së tij për guvernator në qarkun jugperëndimorë të Kenyan Siaya, aty edhe ku jeton në vitin 2013 vëllai i tij Barak Obama, nuk e kishte ndihmuar aspak që ai të zgjidhet si guvernator i atij vendi.

    “Kështu jam zhgënjyer nga ai dhe kam humbur besimin ndaj demokratëve”, ka shtuar ai.

    Ai thotë se vëllai i tij gjatë mandatit nuk ka bërë asgjë të mirë për Amerikën, përveç eliminimit të Gadafit.

    “Gjatë mandatit të tij ai nuk ka bërë asnjë të mirë në Amerikë përveç eliminimit të Gadafit. Kështu unë do të kthehem në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të votuar Donald Trump, sepse ai do ta bëjë Amerikën ndryshe”, ka thënë më tej Malik Obama.

    Vëllai i presidentit Amerikan jeton në një kasolle në Kenyan i vetëm, ku më parë ka punuar si kontabilistë.

    Në vendin në të cilin jeton të gjithë e quajnë Husein, emri i tij i dytë mysliman./Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark