Vëllai uron komandant Remin për lirimin nga burgu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllai uron komandant Remin për lirimin nga burgu

    Insajderi
    21 July 2016 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vëllai i ish-komandantit të UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi ka uruar atë për lirim nga burgu, duke i thënë se ishte e panevojshme mbajtja në burg e një komandanti.

    Rrustem Mustafa – Remi është liruar sot nga burgu pasi është marrë parasysh sjellja e tij e mirë dhe risocializimi.

    Hysen Mustafa, më pas ka uruar që sa më shpejt të lirohet edhe Latif Gashi – Lata. Të dy këta ish-deputetë janë dënuar për krime lufte, si pjesë e Grupit të Llapit.

    “Urime lirimi vlla Rem! Uroj që edhe komandant Lata sa më shpejt të lirohet dhe të jet në mesin tonë, sepse ështe e padrejt dhe panevojshme qëndrimi i tij akoma ne burg”, ka thënë ai. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark