×
  • Sport
  • Sport

    “Vëllai vëllanë nuk e lëndon”- ‘Dardanët’ godasin Armando Dukën në ndeshjen Kosovë-Qipro

    Insajderi
    15 October 2024 - 21:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova është duke fituar 1-0 përballë Qipros në kuadër të Ligës së Kombeve.

    Pjesa e parë përfundoi me epërsi për Dardanët, që i dominuan plotësisht këta 45 minuta të parë.

    Ishte Amir Rrahmani, ai që shënoi për 1-0, duke bërë driblime në stilin e një sulmuesi, përkundër se është qendërmbrojtës.

    Në anën tjetër, Dardanët kanë përçuar një mesazh goditës ndaj presidentit të FSHF-së me një transparent, duke shfaqur edhe njëherë ndjenjat kundër organizimit të Kampionatit Evropian me Serbinë për grupmoshat U21.

    “Vëllai vëllain nuk e lëndon, me hasëm shekullor marrëveshje nuk bën!”, shkruhej në transparentin e tifozëve të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark