×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Vëllait dhe motrës së ish-deputetit shqiptar u konfiskohen pasuria 60 milionëshe

    Insajderi
    05 February 2021 - 08:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Shqipëri dënoi dje 11 të akuzuar për dosjen (një fraksion i 339) e tjetërsimit të pronave në Lezhë. Mes të akuzuarve dhe që dje u dënuan janë edhe vëllai dhe motra e ish-deputetit Arben Ndoka, Gjevi dhe Mimoza Ndoka.

    Xhevi Ndoka u dënua me 6.8 vite burg, ndërsa Mimoza Ndoka 1.4 vite me kusht. Kjo është goditja më e madhe e SPAK-ut në Shqipëri që nga krijimi në dhjetor të vitit 2019.

    Gjithashtu është vendosur konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të disa pasurive të paluajtshme, në pronësi  të të pandehurve të deklaruar fajtor, si produkt i veprave penale. Sipërfaqja totale e pasurive të konfiskuara dhe të kaluara në favor të shtetit, është 309.377.9 (treqind e nëntë mijë e treqind e shatëdhjetë e shtatë pik nëntë) m2, me një vlerë rreth 60 milionë euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark