×
  • Lajme
  • Lajme

    Vëllaun e Dugollit Qeveria e emëron Sekretar të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes

    Insajderi
    11 September 2024 - 12:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vëllau i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gafurr Dugolli, është emëruar Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.

    Ky vendim është marrur sot në Qeverinë e Kosovës.

    Këtë propozim-vendim për emërimin e Dugollit në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm e prezantoi ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

    Maqedonci tha se emërimi propozohet në raportin e komisionit vlerësues për rekrutimin e zyrtarëve në pozita të larta drejtuese.

    Më tutje ai u shpreh së vëllau i Enver Dugollit, ka rezultuar si “kandidat i suksesshëm” pas zhvillimit të procedurave rekrutuese për këtë pozitë.

    Rikujtojmë se ai në vitin e kaluar ishte emëruar UD i sekretarit.

    Po ashtu, para kësaj pozite që aktualisht është emëruar, Dugolli ka mbajtur pozitën e shefit i njësisë së protokollit në Ministrinë e Mbrojtjes.

    Enver Dugolli është anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ky komision mbikëqyr edhe punën e Ministrisë së Mbrojtje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark