Vëllezërit Bajraktari, dora e djathtë e zyrtarëve kryesor të Pentagonit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vëllezërit Bajraktari, dora e djathtë e zyrtarëve kryesor të Pentagonit

    Insajderi
    11 July 2016 - 19:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli dhe Ylber Bajraktari, janë dy vëllezërit nga Prishtina të cilët punojnë si këshilltarë kryesor të dy zyrtarëve më të lartë të Departamentit të Mbrojtjes në shtabin e përgjithshëm të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së.

    Historia e Yllit dhe Ylberit ka tërhequr edhe vëmendjen e gazetës amerikane Medium, e cila përmes një artikulli përshkruan rrugën e vështirë dhe mbresëlënëse të dy djemve refugjatë që kanë arritur të bëhen “krahu i djathtë i zyrtarëve më të lartë të Pentagonit”.

    Duke punuar në politikat e jashtme dhe strategjitë e mbrojtjes, dy vëllezërit kosovarë gjithashtu shoqërojnë liderët e Pentagonit në vizitat ndërkombëtare.

    “Duket shumë e pamundur atë që bënë dy vëllezër shqiptarë, të zhvendosur në Amerikë një kohë kur Prishtina ishte e shkatërruar nga lufta në Kosovë, do të ngriheshin aq shumë sa që të mbanin pozitën e këshillimit për të dy zyrtarë më të lartë të Departamentit të Mbrojtjes”, raporton Medium.com, njofton Insajderi.

    Të dy emigruan në SHBA në të njëzetat e tyre, edhe pse ata morën rrugë të ndryshme. Miqtë dhe të njohurit i ndihmuan ata që të gjejnë punë dhe të aplikojnë në universitetet SHBA-së. Përfundimisht, ata u bënë qytetarë të Amerikës.

    Tani ata janë në mes të çështjeve më të mëdha botërore, duke i mbajtur bosët e tyre të informuar për çdo ditë në çështjet e politikës së jashtme dhe veprimet strategjike të Departamentit të Mbrojtjes, Shtëpisë së Bardhë dhe komunitetit të inteligjencës.

    “Ata angazhohen që të ndërtojnë dhe formësojnë rolin e Amerikës në botë me anë të politikave të mbrojtjes dhe politikave të jashtme”, tha Carl Woog, ish-këshilltar i lartë i sekretarit të mbrojtjes për komunikime strategjike.

    “Unë kurrë nuk kisha dëgjuar më parë për një histori të dy vëllezërve që luajnë një rol të tillë të rëndësishëm prapa skenave të Pentagonit”, tha ai.

    Për Ylberin, shefi i stafit për politikë tek sekretari i Mbrojtjes Ashton Carter, puna e tij ka të bëjë me rifreskimin dhe përgatitjen e informacioneve të reja të politikave të jashtme për Carterin, tregon vetë Ylberi.

    “Dita është e paparashikueshme. Krizat ndodhin, është një ambient shumë dinamik”, tregon Ylberi, transmeton Insajderi.

    vlleu

    Me tryezën e tij në një zyrë të Pentagonit, e cila është vetëm 25 hapa larg zyrës së shefit të Departamentit, Ylberi udhëton me sekretarin Carter në destinacione të ndryshme ndërkombëtare dhe merr pjesë në të gjitha mbledhjet e tij të Pentagonit për çështjet e politikës së jashtme.

    Një nga rolet e tij është të ndihmojë sekretarin që të ketë informacionin më të mirë, kur njerëzit nga shteti i SHBA-së i kërkojnë atij të marrin vendime mbi çështje të rëndësishme të mbrojtjes.

    “Ne jemi linja e fundit e mbrojtjes në shumë mënyra,” tha Ylberi. “Duhet të jeni të sigurt para se të jepni informacion apo vendim të cilin sekretari duhet ta nënshkruaj”.

    Për Yllin, i cili është ndihmësi special i Zëvendës-sekretarit Robert Work, të punosh në “departamentin më të madh në qeverinë e SHBA-së, do të thotë se çështjetme të cilat ne merremi janë të mëdha.”

    I diplomuar në “Kennedy School of Government” në Harvard, Ylli ka punuar në çështjet e politikave që kanë të bëjnë me Afganistanin dhe Indinë, para se të merrte pozicionin e tij aktual. Tani ai mbulon sigurinë ndërkombëtare dhe çështjet e politikave të tjera të ngjashme, dhe udhëton kudo me zëvendës sekretarin.

    vlle3

    “Kjo është një punë interesante,” thotë Ylli. “Çdo gjë që prek tavolinën tonë ka një lloj krize në lidhje me të”.

    Bajraktarët, të cilët janë rritur në Kosovë, ndjehen borxhli ndaj shtetit amerikan dhe njerëzve që i ndihmuan atyre që të mbërrijnë në këto ditë.

    “Nuk kalon ditë që nuk takojmë dikë që ka shërbyer gjatë luftës në Kosovë ose që ka qenë pjesë e misionit të NATO-s ndaj Serbisë”, tregon Ylli.

    Ylberi erdhi në Amerikë në vitin 1999, duke i shpëtuar spastrimit etnik që ndodhte në Kosovë. Ylli u rikthye në Kosovë pas luftës për të ndihmuar familjen e tij që të kthehej në shtëpinë e tyre dhe u rikthye edhe një herë tjetër në ShBA së bashku me gruan e tij kosovare. /Insajderi.com

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark