Vëllezërit e bëjnë për spital të dashurin e motrës, kjo është arsyeja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vëllezërit e bëjnë për spital të dashurin e motrës, kjo është arsyeja

    Insajderi
    06 January 2022 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grua nga Gjilani mbrëmjen e së mërkurës, ka raportuar në polici se burri me të cilin po bashkëjetonte e ka mbyllur në banesë.

    Sipas saj, në pamundësi për të dalë nga banesa i kishte kontaktuar dy vëllezërit e saj të cilët kur kanë shkuar janë përleshur fizikisht me të dyshuarin, e të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor.

    “Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark