Vëllezërit Arbër dhe Besfort Zeneli luajtën një rol vendimtar në fitoren e Elfsborgut ndaj Kalmarit, me rezultatin 3:1, në ndeshjen e javës së 25-të të elitës së futbollit suedez.
Besfort Zeneli asistoi për golin e dytë të shënuar nga Jalal Abdullai në minutën e 40-të dhe qëndroi në fushë deri në minutën e 88-të. Arbër Zeneli u inkuadrua në lojë në minutën e 71-të dhe bëri asistimin për golin e tretë, të realizuar nga Michael Baidoo në minutën e 87-të.
Nga ana tjetër, te Kalmar, mesfushori Robert Gojani luajti për 61 minuta, ndërsa Dion Krasniqi u paraqit në fushë nga minuta e 75-të.