Një dokument sekret nga viti 1970 ka zbuluar se një nga vendbanimet e para izraelite në Bregun Perëndimor, në Lindjen e Mesme, ishte ndërtuar nën pretekst të rrejshëm me qëllim për të anashkaluar ligjin ndërkombëtar.
Procesverbali i një takimi në zyrën e ish-ministrit te Mbrojtjes së Izraelit, Moshe Dayan, shfaqin disa politikanë, nëpunës civilë dhe udhëheqës ushtarakë teksa diskutojnë planet për Kiryat Arba – një nga vendbanimet e para izraelite, në periferi të Hebronit.
Dokumenti, i parë dhe i sjellë nga gazeta izraelite Haaretz, tregon mënyrën se si do të ndërtoheshin 250 shtëpi për familjet hebreje në tokën e konfiskuar me urdhër ushtarak për “qëllime të sigurisë”, duke thënë se kjo do të ishte vetëm një bazë e ushtrisë.
Hebron, i cili është një nga qytetet më të paqëndrueshëm të Bregut Perëndimor, është e ndarë në dy pjesë, dhe udhëhiqet nga autoritetet palestineze dhe ato izraelite, njofton Insajderi.
Ajo është njëra nga pikat kryesore të dhunës në mes të izraelitëve, palestinezëve dhe ushtrisë, shkruan The Independent.
Shpella e patriarkëve tek izraelitët, apo Xhamia e Ibrahimit tek palestinezët, kanë qenë në qendër të sulmeve nga hebrenjtë, respektivisht myslimanët. /Insajderi.com