Vendet anëtare të NATO-s drejt rritjes së shpenzimeve për siguri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vendet anëtare të NATO-s drejt rritjes së shpenzimeve për siguri

    Insajderi
    15 February 2017 - 10:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrat e mbrojtjes së NATO-s pritet të diskutojnë shpenzimet për mbrojtje dhe luftën kundër terrorizmit në takimin që do të mbahet në Bruksel, ku për herë të parë do të marrë pjesë edhe Sekretari i ri amerikan i Mbrojtjes, James Mattis.

    Një ditë para takimit dyditor, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se ai ka besim që takimi do të rikonfirmojë rëndësinë e aleancës veri-atlantike. Ai u ka bërë thirrje vendeve anëtare që të sigurojnë Shtetet e Bashkuara për përkushtimin e tyre rreth rritjes së shpenzimeve për mbrojtje.

    Pas gati tre vitesh të veprimeve agresive të Rusisë, aleatët e shqetësuar të NATO-s janë duke kërkuar siguri për përkushtimin amerikan ndaj aleancës 28-anëtarëshe pasi presidenti amerikan, Donald Trump e ka quajtur NATO-n të vjetruar dhe është kërcënuar se nuk do e ofrojë përkrahjen amerikane nëse vendet anëtare nuk rrisin shpenzimet për mbrojtje.

    Trump rregullisht ka kritikuar vendet anëtare të NATO-s, që nuk shpenzojnë 2 pwr qind të bruto prodhimit vendor për mbrojtje.

    Stoltenberg ka thënë se shpenzimet për mbrojtje ka qenë tema kryesore e dy telefonatave që ka pasur me Trumpin.

    Në vitin 2014, Rusia e aneksoi ilegalisht Krimenë e Ukrainës, ndërsa përkrahë separatistët pro Kremlinit që po luftojnë në Ukrainën lindore, ku prejse ka nisur konflikti janë vrarë mbi 9750 njerëz.

    Stoltenberg ka thënë se ShBA-ja, Britania, Polonia, Greqia dhe Estonia tashmë shpenzojnë 2 pwr qind të bruto prodhimit vendor, ndërsa Lituania, Letonia dhe Rumania po i afrohen këtij kushti, shkruan REL.

    Takimi në Bruksel pritet që të fuqizojë përfshirjen e NATO-s në luftën kundër terrorizmit, në veçanti kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark