Vendet ballkanike e kufizojnë numrin e migrantëve, OKB proteston - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vendet ballkanike e kufizojnë numrin e migrantëve, OKB proteston

    Insajderi
    27 February 2016 - 12:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër vende ballkanike dje kanë shpallur kufizime në numrin e migrantëve që mund të hyjnë, në një zhvillim që ka shkaktuar kritika nga zyrtarët e lartë të Kombeve të Bashkuara.

    Sllovenia, Kroacia, Serbia dhe Maqedonia, thanë se secili vend do ta kufizoj numrin e migrantëve në 580 vetë për një ditë, që do të lejohen të hyjnë në territorin e tyre.

    Sllovenia tha se kufizimi i ri ditor i numrit të migrantëve është në harmoni me marrëveshjen e arritur më 18 shkurt ndërmjet shefave të policive të Austrisë, Kroacisë, Serbisë dhe Maqedonisë.

    Stephane Dujarric, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka shprehur shqetësim për valën e kufizimeve kufitare në Ballkan, dhe tha se ato janë në kundërshtim me konventën ndërkombëtare për refugjatët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark