Vendet myslimane që e festojnë nesër Bajramin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vendet myslimane që e festojnë nesër Bajramin

    Insajderi
    21 April 2023 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Myslimanë në vende të ndryshme të botës festojnë sot Fitër Bajramin, dhe ditën e gëzuar që shënon fundin e muajit të shenjtë të agjërimit, e nisën më lutje në xhami.

    Arabia Sauditë, shtëpia e disa prej vendeve më të shenjta të Islamit si dhe vende të tjera myslimane sunite si Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Jordania etj, njoftuan se kremtimet nisin sot.

    Ndërsa në disa vende me shumicë Shiite, autoritetet thanë se festa do të fillojë të shtunën.Libia, e qeverisur nga dy administrata rivale, e shënon Fitër Bajramin e ndarë: Lindja e vendit kremton sot, ndërsa zonat e kontrolluar nga ekzekutivi me seli në Tripoli të shtunën.

    Po nesër i shpallën festimet edhe lideri suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei dhe autoriteti më i lartë shiit i Irakut, ajatallohu i madh Ali Sistani.

    Të njëjtën gjë bën dhe Indonezia, kombi me popullsinë më të madhe myslimane në botë.

    Agjërimi përgjatë ditës në muajin e shenjtë të Ramazanit, përbën një nga pesë shtyllat e besimit islam. Koha e fillimit të Fitër Bajramit nga shfaqja e hënës së re në qiell.

    Teknikisht, kjo do të thotë se në mbarë botën, festa nis në kohë të ndryshme e madje dhe në ditë të ndryshme, në varësi të vendndodhjes.Për ta bërë atë më uniforme, disa myslimanë e festojnë Bajramin kur hëna e re shfaqet mbi Mekë në vend të vendndodhjeve të tyre.

    Kalendari Islam bazohet në ciklet hënore, në krahasim me kalendarin gregorian, i cili bazohet në ciklin diellor. Muajt ​​e rinj fillojnë dhe mbarojnë me çdo hënë të re.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark