Vendi më i mirë në botë për të jetuar ka nevojë për punëtorë të huaj – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vendi më i mirë në botë për të jetuar ka nevojë për punëtorë të huaj

    Insajderi
    28 June 2017 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Danimarka është vendi më i mirë për të jetuar në botë, tregon një vlerësim i përgatitur nga Michael D. Porter i Harvardit, shkruan “Bloomberg”.

    Anketa merr në konsideratë faktorë të tillë, si qasja në internet, banimi me çmime të përballueshme, shëndeti dhe liria e shprehjes.

    Rezultatet tregojnë se paratë nuk janë çelësi i lumturisë. Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë një GDP më të lartë për kokë banori se Danimarka, figurojnë në vendin e 18-të, sipas studimit.

    Qeveria e Danimarkës pranon se megjithatë vendi përballet me një numër sfidash. Ekonomia po lufton për shkak të mungesës së profesionistëve të kualifikuar.
    Një pjesë e problemit është se Danimarka ishte bërë shumë e rreptë ndaj të huajve.

    Mediat lokale janë të mbushura me shembuj të ligjeve të rrepta të imigracionit. Një prej tyre është astrofizikani danez, i cili ka dështuar për të filluar një jetë të re në vendin e tyre me gruan e tij që është nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.

    Për shkak se qeveria ka një qëllim të qartë – për të tërhequr fuqi të kualifikuar të punës, ligjet të cilat pengojnë qasjen në tregun danez të punës nuk janë më të dëshirueshme.
    Danimarka qeveriset nga një koalicion i pakicës të qendrës së djathtë, e cila mban pushtetin me mbështetjen e partisë daneze antiemigracion. Grupi, i mbështetur nga rreth një e pesta e elektoratit, synon që Danimarka të aplikojë kontrolle kufitare, në kundërshtim me marrëveshjen e Shengenit për lirinë e lëvizjes dhe për të ndaluar pranimin e refugjatëve.

    Partia Liberale, e cila është në pushtet në 12 prej 16 vjetëve të fundit, ka forcuar rregullat e emigracionit. Ndryshimet përfshijnë një reduktim të mbështetjes financiare për azilkërkuesit dhe pengojnë marrjen e shtetësisë nga të huajt.

    Pa të huajt Danimarka nuk do të mund të “luftojë” mungesën e fuqisë punëtore.

    Ekonomia daneze është ende duke u rimëkëmbur pas rënies së tregut të patundshmërive dhe krizës globale financiare. Rritja këtë vit dhe vitin e ardhshëm pritet të stabilizohet në 1.7%, krahasuar me 1.3% në vitin 2016. Pa marrjen e masave, rritja ekonomike në  2-3% do të jetë e vështirë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark