Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri kritikoi kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij qeverisëse në situatën e krizës së sigurisë si dhe për tradhti ndaj votuesve të cilët e sollën në pushtet.
I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në T7, Tahiri tha se Kurit po bën rima në një kohë të vështirë për vendin, duke iu referuar retorikës së shefit të ekzekutivit.
“Në një kohë kur ekonomia e vendit është në kolaps, kur institucionet publike kurrë më keq s’kanë qenë, e ti me dalë me bë rima, seriozisht nuk po e kuptoj. Kjo është një thikë pas shpine për secilin votues që ka votuar për një ndryshim”, ka thënë Tahiri.
Tahiri tha se ekonomia e vendit nuk ka qenë asnjëherë më keq sesa tash, ndërsa në aspektin e sigurisë u tha se janë bërë hapa prapa duke u kthyer në vitin 2004.
Tahiri ka thënë se AAK do ta mbështesë Kurtin në ballafaqim me Serbinë, por duhet të bëjë kujdes më raportet me aleatët.