Gazetari serb i Kosovës, Branisllav Kërrstiq ka komentuar mbi ngjarjet e fundit në Veri të vendit.
Kërrstiq në InDoks të Gazetës Insajderi, është shprehur se vendimet e njëpasnjëshme të Qeverisë Kurti janë kuptuar si provokim nga serbët e asaj ane.
“Nga vendimi i parë i Qeverisë së Kosovës, jam duke folur për vendimin për targat, regjistrimin e targave ne e kemi në bazë javore disa vendime të qeverisë nga Prishtina, jam duke fol në emër të komunitetit në veri që në çdo javë na vjen nga Prishtina, një vendim tjetër. Pas targave erdhi vendimi i zgjedhjeve pas saj erdh vendimi për komunat Leposaviq e Zubin Potok, që serbët në veri janë duke e kuptuar si një lloj provokimi nga Prishtina zyrtare sepse në këtë kohë kur autoritetet ndërkombëtare edhe udhëheqësit të qeverisë të pushtetit në Prishtinë dhe Beograd janë duke kuptu që ekziston një insistim nga ana e forcave dhe grupet të interesave euro-atlantike për stabilizimin e gjendjes në terren”, tha ai për InDoks.
Ai ka folur për InDoks bash ditën kur Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut mbajti seancën për betimin e anëtarëve të rinj të tij, pasi që asamblesitët e Listës Serbe veçse kishin dhënë dorëheqje kur u tërhoqën policët, prokurorët e gjykatësit.
“Ne e kemi çdo javë e një vendim të ri prej Prishtinës zyrtare, në fund e kemi edhe këtë vendimin që sot parlamenti lokal në Mitrovicë të Veriut, të cilin janë veç kosovarët, shqiptarët e kanë një sesion të jashtëzakonshëm sot kur donë me ri-formu parlamentin e ri”, deklaroi Kërrstiq.
Kuvendi komunal i Mitrovicës së Veriut megjithatë mbajti seancë për të ua mundësuar betimin kandidatëve që ishin në radhë pasi dhanë dorëheqjeje asambleistët e Listës Serbe. Një konferencë u mbajt pastaj. Rezultati: Një serb pjesë e këtij institucioni, derisa edhe kryesuesi u zgjodh një boshnjak. Komuna nuk ka kryetar, dhe zgjedhjet janë planifikuar që të mbahen tek në prillin e vitit të ardhshëm.
Emsioni i plotë: Kur fryn Veriu