Kompania amerikane e marrëdhënieve me publikun e cila merret me hulumtime, ‘Global Strategy Group’ ka lëshuar një studim të plotë të mërkurën, duke eksploruar hendekun nganjëherë të thellë brenda elektoratit amerikan në lidhje me tema të nxehta politike që kompanitë kanë hedhur gjatë vitit të kaluar.
Kompania, e cila ka treguar rezultatet e studimit që kanë bërë përmes publikimit në sajtin amerikan ‘Business Insider’, mësoi se cilat korporata janë përfshirë në diskutime politike dhe probleme sociale, raporton Insajderi.
Studimi zbuloi se amerikanët në te dyja anët e spektrit politik, shumica prej tyre përkrahin kompanitë private që mbajnë qëndrime politike – 88% e të anketuarve u pajtuan se korporatat “e kanë fuqinë të influencojnë ndryshime shoqërore.”
Por ata çuditërisht kanë reagime shumë të ndryshme për qëndrimet e kompanisë, varësisht prej çështjeve.
“Në ambientin e sotëm politik, nëse mbanë qëndrim në një çështje kontroverse, ajo do të rrisë vëmendjen, dhe shpesh pa pasur një buxhet të madh për media,” tha Tanya Meck, zëvendës presidentja e GSG, kompanisë së marrëdhënieve me publikun.
Republikanët dhe demokratët janë të ndarë mbi atë nëse kompanitë duhet të përfshihen në polemika mbi çështjen e flamujve të Konfederatave. Të vetë identifikuarit si republikanë patën një reagim shumë më negativ në kërkesën e NASCAR se të pranishmit në garë nuk duhet të sjellin flamuj të Konfederatave në krahasim me demokratët.