×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Vendimi i Biden për lejimin e përdorimit të armëve amerikane nga Ukraina, deputetja ruse: Po rrezikojnë luftën e tretë botërore

    Insajderi
    18 November 2024 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja ruse Maria Butina tha të hënën se administrata e presidentit Joe Biden po rrezikonte Luftën e Tretë Botërore nëse lejon Ukrainën të përdorë armë të prodhuara nga SHBA për të goditur në thellësi Rusinë.

    “Këta njerëz, administrata e Bidenit, po përpiqen të përshkallëzojnë situatën në maksimum, teksa ata ende kanë pushtet dhe janë ende në detyrë”, tha Butina për Reuters, përcjell Insajderi.

    “Unë kam shpresë të madhe që (Donald) Trump do ta zhbëjë këtë vendim, nëse është marrë, sepse ata po rrezikojnë seriozisht fillimin e Luftës së Tretë Botërore, gjë që nuk është në interesin e askujt”, deklaron ajo.

    Reuters, duke cituar dy zyrtarë amerikanë dhe një burim të njohur me vendimin, raportoi të dielën se Administrata e Bidenit ka marrë vendim për të lejuar Ukrainën të kryejë sulmet me armë amerikane thellë në Rusi.

    New York Times gjithashtu raportoi se administrata e Biden kishte marrë këtë vendim. Kremlini ende nuk ka komentuar mbi këtë çështje. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark