Vendimi i gjykatës për burrin nga Juniku që dhunoi tri herë një të mitur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimi i gjykatës për burrin nga Juniku që dhunoi tri herë një të mitur

    Insajderi
    13 May 2022 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore e Gjakovës ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji një të dyshuari për dhunimin e një të miture, raporton Express.

    Sipas Prokurorisë, i dyshuari “në mes të datës 03-05 maj 2022 në Junik në shtëpinë e tij, me përdorim të forcës e detyron personin tjetër të miturën ….. …….. të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj”.

    “Gjyqtari i procedurës paraprake Shaqir Zika, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë.

    I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 11 maj 2022 dhe do të zgjasë deri më 10 qershor 2022”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë i Gjykatës:

    Gjakovë, 13 maj 2022 – Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit Sh. Ll., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimit.

    Sipas kërkesës, “në mes të datës 03-05 maj 2022 në Junik në shtëpinë e tij, me përdorim të forcës e detyron personin tjetër të miturën ….. …….. të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj”.

    Me këto veprime i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale, ”Dhunimi” e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

    Gjyqtari i procedurës paraprake Shaqir Zika, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase kemi të bëjmë me vepra penale të ndjeshme, ashtu që me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, rreziku i ikjes dhe ndikimi në dëshmitarë.

    I pandehur do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 11 maj 2022 dhe do të zgjasë deri më 10 qershor 2022.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark