×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimi i gjykatës për vrasjen e Marigona Osmanit, reagon ish-presidentja Jahjaga

    Insajderi
    29 July 2024 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore e Ferizaj e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit. Ndërkaq, Arbër Sjediu është dënuar me 15 burgim vjet për ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë.

    Për këtë ka reaguar ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

    Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj institucioneve gjyqësore për punën e tyre në zbardhjen e rastit.

    Jahjaga theksoi rëndësinë e dënimeve të tilla për kriminelët që shkelin normat ligjore dhe morale të shoqërisë.

    Ajo tutje ka shtuar se ndonëse ky dënim nuk mund ta kthejë në jetë Marigonën, por sipas saj është një lehtësim shpirtëror për familjen Osmani.

    Postimi i plotë:

    Drejtësia gjithmonë triumfon!

    Gjykata Themelore në Prishtinë paska marrë vendimin e duhur duke dënuar vrasësin e së ndjerës Marigona Osmani me burgim të përjetshëm ndërsa bashkëkryerësin e veprës me 15 vite burgim.

    Përgëzoj institucionet gjyqësore të vendit për punën e dinjitetshme dhe të palodhur drejtë zbardhjes së rastit. Dënime të tilla duhet aplikuar ndaj çdo krimineli që thyen normat ligjore dhe morale të shoqërisë sonë.

    Familjes Osmani ky dënim nuk do ua kthej në jetë Marigonën, por së paku të jetë një lehtësim shpirtëror, jo vetëm për ata por për gjithë ato familje që presin që vrasësit e fëmijëve tyre ta marrin dënimin e merituar.

    Jeta e gruas ka vlerë të barabartë me atë të burrit!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark