“Vendimi i Kushtetueses do ta konstatoj orkestrimin e votave nga Lista Serbe” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Ballina 5

    “Vendimi i Kushtetueses do ta konstatoj orkestrimin e votave nga Lista Serbe”

    Insajderi
    30 March 2023 - 00:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, në ‘Prime Time’’ ka komentuar pritjet e tij lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për konstatimin se a ka pasur orkestrim të votave nga Lista Serbe në zgjedhjet e 14 shkurtit apo jo.

    Berisha, ka thënë se ka dy vite që presin vendimin nga  Kushtetuesja për të konstatuar se ka pasur orkestrim të votave nga Lista Serbe dhe partitë e saj bashkëpunuese

    “Sa për njoftim të opinionit dhe për shkak se ka kaluar një kohë prej dy vite, me 13 prill bëhen dy vite prej kur e kemi deponuar kërkesën tonë së bashku me ish-deputetin Albert Kinollin për të vërtetuar kushtetutshmërinë për një vendim të dalur nga Gjykata Supreme që doli në atë kohë kur u dha vendimi për orkestrimin e votave. 

    Ky vendim që na po e presim tani nga Kushtetuesja ka të bëj kryesisht me saktësinë ose konstatimin se ka pasur orkestrim të votave nga ana e Listës Serbe dhe nga partitë që kanë qenë bashkëpunuese me Listën Serbe. Tani edhe pas dy vite ende presim një vendim të Gjykatës Kushtetuese, pa e paragjykuar se çfarë mund të del nga ai vendim.”, ka thënë Berisha./Gazeta10


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark