Vendimi i madh i Speciales për Thaçin dhe të tjerët pritet të merret në korrik - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimi i madh i Speciales për Thaçin dhe të tjerët pritet të merret në korrik

    Insajderi
    08 June 2025 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trupi Gjykues në gjykimin e madh të Speciales, “Thaçi dhe të tjerët”, e ka caktuar 12 qershorin si afat të fundit kur ekipet mbrojtëse mund ta dorëzojnë mocionin e përbashkët për rrëzimin e aktakuzës.

    Më tej ka marrë vendim që Prokurorisë së Specializuar t’i shkurtohet afati për ta kundërshtuar kërkesën e mbrojtësve Misetiq, Dixon, Roberts e Alagendra, shkruan Insajderi.

    Kimberly West dhe ekipi i saj do të kenë mundësi që deri më 7 korrik të tregojnë pse duhet të mbetet në fuqi akti akuzues, ndërkaq vetë Paneli Gjykues i kryesuar nga Charles Smith kanë bërë të ditur se synojnë të marrin një vendim lidhur me rrëzimin e Aktakuzës së madhe, më 14 korrik, raporton Info Magazine.

    Varësisht nga vendimi pritet të rrjedhin afatet tjera, paraqitja e dëshmitarëve nga Mbrojtësi i Viktimave dhe pastaj u është caktuar ekipeve të mbrojtjes 16 korriku kur duhet të bëjnë të ditur nëse në vjeshtë do të paraqesin rastin e tyre dhe nëse do të thërrasin dëshmitarë në sallën e gjykimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark