×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimi i qeverisë për rritjen e pagës minimale, Muratin e bëjnë për pesë pare komentuesit në rrjet

    Insajderi
    28 August 2024 - 13:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrur vendimi që paga minimale në vend të jetë 350 euro bruto.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë tha se paga minimale do të jetë 350 euro bruto në muaj apo 2 euro për orë pune të rregullt.

    Por në momentin që lajmin e ka nda ministri i financave, Hekuran Murati ka marrë kritika të shumta në rrjet.

    Këto janë disa nga komentet:

    “po vjen era zgjedhje”, “shumë pak o zotëri”, “Qysh kishe jetu ti me pagë 318”, “150 euro Harxhi per 3 dit i shpis, 150 Rryma, 50 euro Ujsjellsi, edhe 8 euro duhet me hi Borgj per mbeturina me i pagu. Pare per Benzin ska per kaffe ska per kabllovik ska per per per per shum pera. Kthjellnu oj qeveri e lezetit”, e shumë komente tjera të cilat përveç tyre nuk kanë munguar edhe komentet pozitive.

    Më 17 gusht 2011 ishte hera e fundit kur ishte rritur paga minimale dhe atë në nivelin 130 euro në muaj.

    Përveç në rrjetet sociale kjo rritje kritika ka marrë edhe nga subjektet opozitare në vend e shoqëria civile.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark