Vendimi i rëndësishëm i BE-së për Ukrainën, refugjatët do të pranohen pa kërkuar azil - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vendimi i rëndësishëm i BE-së për Ukrainën, refugjatët do të pranohen pa kërkuar azil

    Insajderi
    27 February 2022 - 21:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bashkimi Europian ka marrë një vendim tejet të rëndësishëm këtë të diel për të gjithë qytetarët e Ukrainës të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, si pasojë e luftës me Rusinë.

    Unanimisht, të gjitha vendet e Bashkimit Europian, kanë rënë dakord të pranojnë refugjatë nga Ukraina, pa u kërkuar atyre që të aplikojnë për azil.

    Ata do të kenë të drejtë të qëndrojnë të paktën për 3 vite në shtete e Bashkimit Europian. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Brendshëm i Gjermanisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark