×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimi i ri: Shtetasit nga Kosova mund të pajisen me lejeqëndrimi në Shqipëri vetëm me një aplikim të thjeshtë

    Insajderi
    24 November 2021 - 13:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të gjithë shtetasit e Kosovës do të mund të marrin lejen e qëndrimit 5-vjeçare në Shqipëri vetëm me një aplikim të thjeshtë.

    Lajmin e dha ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Blendi Çuçi duhet shtuar se kjo do të nënshkruhet të premten mes dy vendeve.

    “Sot, miratuam një nga marrëveshjet që do të nënshkruajmë të premten mes Shqipërisë dhe Kosovës që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve respektivë. Është lajm i mirë për shtetasit e Kosovës që do të marrin thjesht me një aplikim lejen e qëndrimit për 5 vite në Shqipëri dhe brenda saj edhe leja e punës.

    Është lajm i mirë edhe për shqiptarët që jetojnë në Kosovë që do të marrin leje qëndrimi me procedura të thjeshtuara. Është në vazhdën e disa marrëveshjeve që do të nënshkruajmë brenda sektorëve që përfshin Ministria e Brendshme”, tha Çuçi.

    I pyetur në lidhje me marrëveshjen me Britaninë dhe mundësinë e ndërtimit të një kampi refugjatësh në vendin tonë, ai mohoi një gjë të tillë.

    “Nuk do të ketë kampe refugjatësh për interesa të vendeve të tjera në Shqipëri është thënë qartë nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ministri i Drejtësisë, si dhe është thënë qartë edhe nga ministri i Brendshëm. Ai është një përcaktim që edhe kur kalojnë tranzit nuk do të qëndrojnë në Shqipëri, por janë të detyruar vendet e origjinës të përgjigjen për ata emigrantë dhe azilkërkues. Është e kundërta e asaj që thuhet në media”, ka shtuar ai. /A2News/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark