Vendimi i Supremes në të mirë të "Pastrimit"- Komuna e Prishtinës thotë se do ta respektoj plotësisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimi i Supremes në të mirë të “Pastrimit”- Komuna e Prishtinës thotë se do ta respektoj plotësisht

    Insajderi
    05 June 2025 - 11:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka refuzuar si të pabazuar kërkesëpadinë e Komunës së Prishtinës për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë ndaj zbatimit të Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave, të miratuar nga Kuvendi i Komunës më 1 dhjetor 2023, të plotësuar me 05.12.2024 dhe të publikuar në Gazetën Zyrtare më 31 dhjetor 2024.

    Këtë vendim të Gjykatës Supreme ende nuk e ka pranuar Komuna e Prishtinës. Zëdhënësi i Komunës, Donat Lushtaku tha për Insajderin se komuna ende nuk e ka pranuar zyrtarisht aktgjykimin për rastin me KRM “Pastrimi”. Por sipas tij, komuna do ta zbatoj plotësisht.

    “Komuna e Prishtinës ende nuk e ka pranuar zyrtarisht Aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës për rastin me KRM “Pastrimi”, por gjithsesi të njëjtin do ta respektoj në plotni, sipas obligimeve që dalin nga kjo vendimmarrje e gjykatës”, deklaroi Lushtaku.

    Kjo rregullore përcakton se faturat për shërbimin e mbeturinave duhet të paguhen drejtpërdrejt në KRM “Pastrimi” Sh.A., ndërsa Gjykata Supreme ka vendosur që kjo rregullore mbetet në fuqi dhe duhet të zbatohet, duke e cilësuar të pabazuar kërkesën për pezullim të përkohshëm.

    Në vendimin e saj, Gjykata thekson se “të ndalohet prodhimi i efekteve juridike të Rregullores” nuk ka bazë ligjore dhe se pezullimi i zbatimit të aktit nënligjor nuk mund të bëhet pa vendim përfundimtar mbi ligjshmërinë e tij. Me këtë, Gjykata rrëzon pretendimin e Komunës për ndërprerjen e efekteve juridike të rregullores derisa të vendoset meritorisht për padinë.

    Gjykata vendosi gjithashtu që aktgjykimi merr formë të prerë menjëherë pas komunikimit me palët.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark