Vendimi i ZRrE-së për shtrenjtim të rrymës, edhe Avokati i Popullit u del në krah qytetarëve që bën padi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimi i ZRrE-së për shtrenjtim të rrymës, edhe Avokati i Popullit u del në krah qytetarëve që bën padi

    Insajderi
    29 May 2025 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati Ardian Bajraktari ka bërë të ditur se ka pranuar opinionin e Institucionit të Avokatit të Popullit lidhur me vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), që kishte miratuar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike.

    Sipas Bajraktarit, në përfundimet e këtij institucioni konfirmohen pretendimet e ngritura në padi dhe në kërkesën për sigurimin e saj, duke vërtetuar se vendimi i ZRrE-së është marrë në kundërshtim me ligjin.

    “Vendimi është marrë me shkelje ligjore. Këto përfundime janë dëshmi për pasojat e mëdha dhe në formë zinxhirore. Prandaj, pezullimi i zbatimit të vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike është i nevojshëm”, ka shkruar Bajraktari në një postim publik.

    Ai shpreson se konstatimet e Avokatit të Popullit do të shërbejnë si argumente shtesë për institucionet përgjegjëse, në mënyrë që të reflektojnë lidhur me këtë çështje që ka prekur drejtpërdrejt qytetarët.

    Postimi i plotë:

    Sot, kam pranuar opinionin nga Avokati i popullit, lidhur me vendimet e ZRrE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike

    Nga sa mund të shihet në përfundimet e Institucionit të Avokatit të Popullit, qartazi konfirmohen edhe pretendimet tona të cekura në padi dhe propozimin për sigurimin e padisë.

    Vendimi është marrë me shkelje ligjore, këto përfundime janë dëshmi për pasojat e mëdha dhe në formë zingjirore, prandaj, pezullimi i zbatimit të vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike është i nevojshëm.

    Shpresoj që këto përfundime, përkatësisht, konstatime të rëndësishme të jenë argumente shtesë për reflektim nga ana e institucioneve përgjegjëse përkitazi me këtë çështje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark