
Një ish-ushtar, i cili u bë personi i dytë që iu nënshtrua një transplanti të plotë të fytyrës në SHBA-së, e ka quajtur “vendimin më të mirë që kam marrë ndonjëherë”, këtë operacion.
Historia e Mitch Hunter dhe ngjarjet që çuan në operacionin dhe shërimin e tij filloi 20 vjet më parë, kur një makinë në të cilën ai ndodhej u përplas me një shtyllë elektrike, transmeton Klankosova.tv.
Shoku i tij dhe e dashura e shokut të tij ishin në makinë me të kur drejtuesi humbi kontrollin e mjetit dhe ai u përplas me shtyllën elektrike.
Aksidenti e la atë të shpërfytyruar. Hunter kaloi dy muaj duke u rikuperuar në spital, bëri 67 operacione të fytyrës, 20 transplante lëkure dhe iu desh të prejë një pjesë të këmbës së djathtë pasi ishte djegur rëndë.
Dhjetë vjet më vonë, ai u bë personi i tretë në botë që iu nënshtrua një operacioni të transplantimit të fytyrës.
Hunter tha se ai zgjodhi të operohej, sepse nuk donte që fëmijët e tij të ngacmoheshin në shkollë për shkak të tij. Ai ka thënë se nuk pendohet për vendimin që e ka marrë.