Në një vendim të Këshillit të Ministrave theksohet se shoqëritë “KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a., të pezullojnë planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë.
Sipas këtij vendimi, këto shoqëri duhet të koordinojnë ushtrimin e aktivitetit, në përputhje me udhëzimet e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim garantimin e pandërprerë të energjisë elektrike.
Në VKM theksohet se gjendja e emergjencës me energji elektrike, i shtrin efektet deri më 15 prill, 2022.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama në një konferencë më herët sot tha se nesër do të bëjë me dije planin e posaçëm për të përballuar situatën e krizës energjetike.
Rama tha se nga diskutimet me ekspertët e ekonomisë, kanë dalë në përfundimin se kulmi i krizës energjetike do të jetë mesi i vitit të ardhshëm:
“Na takon të mbrojmë konsumatorët tanë, me një rend prioritetesh nga poshtë lart, duke pasur parasysh nga ata që janë në nevojë e në vazhdim. Siç nuk i kemi lënë qytetarët në rrugë kur ngelën pa çati nga tërmeti, siç nuk i kemi lënë vetëm përballë armikut të padukshëm (koronavirusi), nuk do t’i lemë as tani”.
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 8 Tetor 2021:
V E N D I M
PËR
SHPALLJEN E GJENDJES SË EMERGJENCËS NË FURNIZIMIN ME ENERGJI ELEKTRIKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 90, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Burimi Top Channel