Vendos goli i Camavingas, Real Madrid merr tre pikë- "njollë" kartoni i kuq i Mbappes - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Vendos goli i Camavingas, Real Madrid merr tre pikë- “njollë” kartoni i kuq i Mbappes

    Insajderi
    13 April 2025 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi ka shënuar fitore si mysafir ndaj Alaves me rezultat 0-1 në kuadër të javës së 31-të në La Liga.

    Raul Asencio shënoi në minutën e 19-të, por goli u anulua pasi u shikua në VAR, e ku paraprakisht Antonio Rudiger kishte shkaktuar ndërhryje të palejuar.

    Por Real Madridi mori epërsinë në minutën e 34-të, kur Eduardo Camavinga me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-0.

    Në minutën e 38-të, Kylian Mbappe bën një ndërhyrje të rëndë, ku gjyqtari pasi e shikoi në VAR vendosi ta përjashtojë direkt me karton të kuq.

    Real Madridi arriti të marrë fitoren e 20-të sezonale në La Liga dhe me 66 pikë mban vendin e dytë, me katër pikë pas Barcelonës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark