×
  • Sport
  • Sport

    Vendos supergoli i Avdylit, Kosova U21 merr tri pikë në udhëtim tek Izraeli

    Insajderi
    10 September 2024 - 21:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova U21 ka arritur fitore minimale me rezultat 1-0 ndaj Izraelit në udhëtim falë një super goli të shënuar nga Milot Avdyli.

    ‘Dardanët’ u ballafaquan në këtë takim me izraelitët në një ndeshje e cila ishte e vlefshme për kualifikimet e Euro 2025 që do të mbahet në Sllovaki.

    Golin e avantazhit dhe atë të tri pikëve për Kosovën, Milot Avdyli e shënoi në minutën e 11-të me një gjuajtje fantastike nga distanca.

    Një tjetër rast të mirë shënimi Kosova e pati me anë të Etnik Brrutit, i cili në minutën e 22-të e detyroi portierin vendas që të intervenojë.

    Edhe në pjesën e dytë ishte Kosova ajo që u karakterizua me lojë më të mirë, duke mos u zmbrapsur pavarësisht epërsisë së hershme të krijuar.

    Të besuarit e Afrim Tovërlanit patën disa mundësi të mira shënimi me anë të Ardit Tahirit, Etnik Brrutit dhe Oltion Bilallit, por portieri izraelit nuk lejoi që të mposhtej më.

    Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit dardanët e rinj ia dolën që ta menaxhojnë mirë avantazhin dhe kështu morën tri pikë të vlefshme.

    Kosova tani ka 12 pikë të grumbulluara dhe pozicionohet në pozitën e katërt në grupin D, aty ku bën pjesë gjithashtu edhe Gjermania, Polonia, Bullgaria dhe Estonia./Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark