×
  • Sport
  • Sport

    Vendosën banerë me mbishkrime anti-Kosovë, Rrahmani ju kundërvihet tifozëve të klubit të tij: Ëndrra e gjithkujt, realiteti ynë

    Insajderi
    03 November 2024 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tifozët e Sparta Pragës bënë një veprim skandaloz duke vendosur banerë anti-Kosovë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i lojtarit të ekipit të tyre, njëherësh edhe lojtari i Kombëtares sonë, Albion Rrahmani.

    Harta e Kosovës me flamurin serb ishte pranishme në mesin e tifozëve ultras të Sparta Pragës me mbishkrimin: S’ka dorëzim.

    Në ekipin e Sparta Pragës luajnë dy futbollistë nga Kosova: Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi si dhe dy futbollistët nga Shqipëria: Qazim Laci dhe Indrit Tuci.

    Rrahmani ka reaguar menjëherë për këtë mbishkrim në profilin e tij zyrtar në Instagram.

    Ai publikoi banerin e tifozëve “Dardanë” në duelin ndaj Qipros ku kishin vendosur hartën e Kosovës me flamurin shqiptar dhe me mbishkrimin: “Ëndrra e gjithkujt, realiteti ynë!”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark