Para një shtëpie në Viti dy persona vendosën një arkivol. Ky veprim tronditi familjen, ku kërkoi menjëherë ndihmën e Policisë duke e denoncuar rastin.
Dy persona dyshohen të jenë përfshirë në këtë rast, të cilët shihen edhe në pamje – ndërsa akoma nuk dihet motivi i incidentit.
Sinjali ka siguruar pamjet ekëtij rasti, ku të dyshuarit shihen fillimisht teksa vëzhgojnë terrenin dhe më pas nisen në drejtim të shtëpisë që kishin cak.
Arkivolin e bartin në një distancë jo shumë të gjatë me duar dhe duke vrapuar arrijnë te shtëpia e viktimës, ku e vendosin arkivolin para shkallëve.
Nga aty, njëri prej tyre largohet me shpejtësi, ndërsa personi tjetër shihet duke e fotografuar arkivolin nga dy kënde – që ngrit dyshime se gjithçka ka qenë e porositur dhe fotot janë realizuar si dëshmi se ‘puna’ është kryer.
Bazuar në informacionet e para, familja s’ka dyshime për persona të caktuar e as për motivin e rastit.
Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, por të dyshuarit akoma s’janë identifikuar.