Vendoset: Ky është qyteti më i mirë në botë për të jetuar – Insajderi
×
Kulturë

Vendoset: Ky është qyteti më i mirë në botë për të jetuar

Insajderi
23 June 2022 - 22:03
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeqyteti austriak, Vjena, është rikthyer si qyteti më i mirë për të jetuar në botë, sipas një raporti vjetor nga Economist.

Vjena rrëmbeu vendin e parë nga qyteti i Zelandës së Re, Auckland, i cili ra në vendin e 34-të për shkak të kufizimeve të pandemisë së koronavirusit.

“Vjena, e cila ra në vendin e 12-të në renditjen tonë në fillim të vitit 2021 pasi muzetë dhe restorantet e saj u mbyllën, që atëherë është rikthyer në vendin e parë, pozicionin që mbajti më 2018 dhe 2019”, thuhet në raport.

“Stabiliteti dhe infrastruktura e mirë janë bukuritë kryesore të qytetit për banorët e tij, të mbështetur nga një kujdes i mirë shëndetësor dhe shumë mundësi për kulturë dhe argëtim”.

Vjena ndiqet nga pas nga Kopenhaga dhe më pas Zuerichi.

Milani u rendit i 49-ti, New Yorku i 51-ti dhe Pekini në vendin e 71-të.


OP-ED
Nga Rubrika
Kulturë
30 December 2024
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark