Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në veri, nën dyshimin se ka kryer veprën “nxitje e urrejtjes”.
I dyshuari ka vendosur pamfleta me fotografi të njërit prej terroristëve të Banjskës.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se në lidhje me këtë rast janë idenfitikuar edhe katër persona të tjerë.
“Një person është hasur duke ngjitur disa pamflete që pas verifikimit ka sjell deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtes. Ky person me urdhër të Prokurorit është ndaluar dhe deri tani janë identifikuar edhe katër persona të tjerë”.
“Tre nga ta janë intervistu, janë gjetë prova materiale që e mbështesin vepren nxitje e urrejtjes dhe momentalisht jemi duke punuar në drejtim të asaj që të intervistohet edhe personi i 5-të në lidhje me këtë rast”.
“Përpos personit të parë që është arrestuar, 3 të tjerët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Të gjithë personat e identifikuar apo të intervistuar (duke përfshirë edhe të ndaluarin) janë të mitur”, thuhet tutje në konfirmim.