Vendosja e eksplozivit në një veturë në Leposaviq - Policia del me detaje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendosja e eksplozivit në një veturë në Leposaviq – Policia del me detaje

    Insajderi
    10 April 2024 - 09:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin në Leposaviq, ku është gjetur një mjet i pashpërthyer nën një veturë.

    Policia në raportin 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur saktësisht në Tvergjan të Leposaviqit.

    “Tvergjan, Leposaviq 08-09.04.2024 – 22:00-11:00. Ankuesi mashkull serb kosovar, ka raportuar se në veturën e tij ka vërejtur diçka të dyshimtë që mund të jetë eksploziv. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe njësia për deminim e PK-së e cila ka bërë de-aktivizimin e eksplozivit”, thuhet në raport.

    Nga vendi i ngjarjes janë tërhequr: një paketim eksploziv plastik PENT (prodhim serb), një detonator elektrik, një bateri 9 volt, 6 magnete dhe një tel përçues.

    Sipas Policisë, ankuesi deklaron se nuk ka problem me askënd, mirëpo ai dyshon se vendosja e eksplozivit është bërë në shenjë hakmarrjeje e frikësimi, pasi ai punon në institucionet e Republikës së Kosovës.

    Rasti duke u hetuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark