×
  • Lajme
  • Aktuale

    Vendosja e masave të reja – Fitneset kanë një paralajmërim për Qeverinë

    Insajderi
    02 February 2022 - 15:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot Ministri i Shëndetësisë Rifat Ltaifi, ka paralajmëruar se nesër do të shqyrtohen masat anti-covid.

    Ministria pas rritjës së rasteve një ndër masat që ka marr është edhe mbyllja e fitneseve.

    Insajderi lidhur me këtë ka kontaktuar me trajnerin personal në Let’s Go Gym Arsim Qiriqi.

    Ai tha se ende nuk kanë pasur asnjë kërkesë zyrtare për diskutim nga ana e MSH-së, sipas tyre nga ky vendim janë duke vuajtur sportistët.

    “Ende nuk kemi pasur ndonjë kërkesë zyrtare për ndonjë takim e as diskutime virtuale, komuniteti i sportisteve të fitnesit dhe bodybuildingut është terrbuar fare keq, nga vendimi i fundit, janë duke e vuajtur rënd sportistët e bodybildingut kur tash më është edhe kalendari vjetorë i garave për secilin sport”, tha Qiriqi.

    Qiriqi po ashtu paralajmëroj protestë nësë nuk do të këtë ndryshim të masave.

    “Nëse nuk hapen fitneset pas rishikimit te masave, se bashku me federatat dhe ne bashkëpunim me komitetin olimpik do të kërkojmë protestë dhe t’i shfaqim rezultate( kupat e medalje para qeveris)”, tha ai për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark