Vendvotimi në Turqi që qëndroi i hapur vetëm 12 minuta – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vendvotimi në Turqi që qëndroi i hapur vetëm 12 minuta

    Insajderi
    16 April 2017 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fshatin Kayranokxhular, në provincën Manisa të Turqisë, ka përfunduar votimi për referendumin rreth ndryshimeve kushtetuese. Në këtë lagje jetojnë 18 njerëz, 12 nga të cilët me të drejtë vote.

    Në orën 08:00 sipas kohës lokale, banorët kishin shkuar për të kryer obligimin qytetar, për çka vendvotimi kishte qëndruar i hapur vetëm 12 minuta, ndërsa më pas banorët u janë kthyer punëve të përditshme.

    Votuesi më i moshuar, njëherësh kryeplak i fshatit Kayranokxhular, është Ahmet Ali Yigit (73), ndërsa votuesi më i ri është kushëriri i tij Veli Yigit (29), raporton Anadolu Agency.

    Yigit tha se i tërë procesi i votimit ka zgjatur 12 minuta, dhe se do të presin hapjen e kutisë që do të bëhet në orën 17:00 sipas kohës lokale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark