Vënë baste në rrjetet sociale, arrestohen dy persona në Gjakovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vënë baste në rrjetet sociale, arrestohen dy persona në Gjakovë

    Insajderi
    30 April 2025 - 10:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dje dy persona për një rast të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, shkruan Insajderi.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

    “Gjakovë/29.04.2025-21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se kanë vënë baste në rrjete sociale. Gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin”, thuhet në raport.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark