Venezuela në kaos, dhjetëra të vdekur në protestat anti-qeveritare – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Venezuela në kaos, dhjetëra të vdekur në protestat anti-qeveritare

    Insajderi
    22 April 2017 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka shkuar në 20 bilanci i viktimave në tre javë protesta antiqeveritare në Venezuelë. Pas një nate të re përleshjesh në Karakas, ka humbur jetën një manifestues, viktima e 12 për shkak të dhunës në kryeqytet.

    Agjentët dhe rojet e sigurisë qeveritare, kanë zhvilluar një guerilje të vërtetë me manifestues që kërkonin largimin nga pushteti të presidentit Nicolas Maduro.

    “Dukej një luftë, – ka deklaruar Carlos yanez, 30 vjeç. – Policia ka përdorur gaz lotsjellës, civilë të armatosur kanë qëlluar me armë zjarri zyrat. Diçka e tmerrshme”.

    Ndërkohë njerëz të armatosur në bordin e disa motorçikletave kanë provokuar panik, ndërsa protestuesit janë përgjigjur me hedhjen e bombave Molotov, kanë treguar disa dëshmitarë.

    50 persona, mes të cilëve edhe disa foshnja të sapolindura, janë evakuuar nga një spital në Periferi të Karakasit. Qeveria ka deklaruar se masat e marra janë të nevojshme për shkak të një sulmi të “bandave të armatosura të drejtuara nga opozita”. Por kjo e fundit, ka përgënjeshtruar akuzat.

    Për më shumë se tre javë, opozita po kërkon largimin nga pushteti të presidentit të vendit Nicolas Maduro, i cili shihet fajtor për gjendjen e rëndë ekonomike në vend dhe për korrupsionin e anarkinë që është përhapur në shtet.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark