Vepra e August Strindberg "Kreditoret" vjen premirë në ArtTurbina në Tiranë - Insajderi
×
Kulturë

Vepra e August Strindberg “Kreditoret” vjen premirë në ArtTurbina në Tiranë

Insajderi
02 December 2018 - 18:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

”A keni parë ndonjëherë ndonjë grua Nudo? Patjetër që po! E dini çfarë është? Një i ri me gjoks të mbi zhvilluar, një fëmijë që hodhi shtat vrullshëm, një rast anemie kronike që ka hemorragji trembëdhjetë herë në vit.

Çfarë mund të presësh nga një krijesë e tillë?” . Pyetje të kësaj natyre i ndjeni në veprën “Kreditorët” e cila më 6 dhjetor do të vijë premierë në ArtTurbina. Nën regjinë e Luli Hoxhës në këtë pjesë interpretojnë aktorët Laert Vasili, Helidon Fino, Luli Hoxha dhe Tringa Shala.

“Të kujtohen ditët kur bota ishte kundër nesh? Ti shtriheshe duke klithur si fëmijë dhe unë duhet të të puthja sytë derisa të të zinte gjumi… Unë duhet të kujdesesha që të mos dilje me flokët e pakrehura… Unë duhet të ulesha  pranë teje duke të mbajtur dorën me orë te tëra se ti kishe frikë nga e gjithë bota… atëherë më adimiroje ….atëherë isha unë burri, dhe jo ai tipi skolastik që kishe braktisur… Unë ngarkova trurin tënd bosh me elektricitet të ri….. “.

Subjekti i kësaj vepre është një histori bashkëshortore shkruar nga August Strindberg. Një nga kryeveprat e autorit të madh skandinav vjen për të hedhur dritë mbi marrëdhëniet bashkëshortore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark