Vepra korale “Agnus Dei” e kompozitorit Memli Kelmendi me datën 22 shkurt 2016 do të interpretohet në Stamboll në sallën e njohur koncertale “Bağlarbaşı Kültür ve Kongre Merkezi’nde”.
Po ashtu, me datën 27 shkurt 2016, vepra do të interpretohet edhe në “Gazi Üniversitesi Konser Salonu” në Ankara
Kompozitori Kelmendi ka thënë se ofertën nga Turqia e ka pritur me entuziazëm të madh.
“Në momentin kur unë veç jam në kontakt me shumë dirigjent ndërkombëtar nga bota, na doli befasuese kjo ofertë nga Turqia, të cilën unë padyshim e prita me entuziazëm të madh”, ka thënë ai
Muajt e ardhshëm kjo vepër do të interpretohet edhe në disa vende të tjera të botës./Insajderi