×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Veprat e Jakup Ferrit në ekspozitën e Pallatit Mbretëror të Holandës

    Insajderi
    15 November 2016 - 18:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Brenda një kohe të njëjtë, veprat e Jakup Ferrit janë shpërndarë në tri shtete të ndryshme të Evropës. Nikoqirët e veprave të tij, me një stil të veçantë janë pjesë e Trienales në Norvegji, asaj të Pallatit Mbretërorë në Holandë dhe tjera në Venedik.

    Artistit  shqiptar Jakup Ferrit, momentalisht është duke iu prezantuar puna në tri shtete të ndryshme të Evropës, dhe që të tria janë të një rëndësie shumë të madhe.

    Veprat e Jakup Ferrit janë duke u prezantuar në Trienalen e Norvegjisë, ekspozitë që për kurator ka Erzen Shkolollin, dhe në të janë përfshirë edhe artistë të tjerë të rëndësishëm .

    Jakup Ferri ka thënë për KultPlus se ekspozita në Norvegji është hapur më 22 shtator dhe do të rri e hapur deri më 20 nëntor.

    Ai ka thënë se dy ekspozitat e para kanë qëndruar të hapura për dy muaj. Kurse ajo e Holandës, ka një specifikë tjetër, veprat e Ferrit janë vendosur në pallatin mbretëror të Amsterdamit, dhe kjo ekspozitë është e hapur tash e dy muaj. “

    Kjo ekspozitë organizohet çdo vit nga familja mbretërore e Holandës dhe është një ekspozitë që bëhet për ti mbështetur piktorët e rinj”, ka thënë Ferrri, i cili ka shpjeguar se kjo ekspozitë do të mbyllet të enjten.

    Kurse po sipas Ferrit ekspozita që ka përfshirë punën e tij në Itali, është ajo që është hapur në Galerinë A Plus A të Venedikut. Sipas Ferrit, kjo ekspozitë ka disa kuratorë të rinj dhe në të janë përfshirë veprat e disa artistëve./KultPlus.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark