Asambleja e Punës e Komitetit Olimpik të Kosovës u shënua me pakënaqësi. 31 delegatë lëshuan mbledhjen me ankesën për parregullsi. InDoks, ekskluzivisht për herë të parë sjell pamjet dhe debatin e ashpër që u bë brenda KOK-ut.
Shasivar Haxhijaj që dikur ishte Sekretar i KOK-ut në intervistën për InDoks ka folur për vendime të paligjshme të kësaj organizate sportive tash, dhe madje dyshime edhe për dëmtim buxheti e vepra penale.
“Realisht këto vendime në asamble që janë marrë të paligjshme e kanë kriju një situatë të paligjshmërisë totale në Komunitetin Olimpik sepse janë votu raporti i punës, financiar, auditorit, plani i punës për vitin 2022, plani financiar dhe të gjitha janë votu me vota të paligjshme dhe ne në këtë rast kemi kërku ripërtëritje të asamblesë dhe prapë kërkojmë ripërtëritje të asamblesë për tu kthyer ligjshmëria për të marrë pjesë në asamble vetëm delegatët që kanë të drejt vote. Dhe kurrkush nuk është kundër të votohen raportet edhe planet për vitin e ardhshëm, mirëpo, ne duam që gjithçka të shkojë në mënyrë e ligjshme dhe jo në mënyrë të paligjshme”, ka thënë ai për InDoks.
Haxhijaj përmend edhe shifra se është dëmtuar buxheti i shtetit nga këto veprime siç i quan ai të paligjshme.
“Sa i përket dëmtimit të buxhetit, ka të bëjë me një proces paraprak që ka ndodh në KOK, dhe është hera e 5 më duket që është bërë kategorizimit i Sportit prej KOK-ut dhe ku janë favorizu disa prej federatave të afërta me kryetarin e KOK-ut dhe disa anëtarë të Bordit me poena me pikë të cilat kanë pasoja edhe ligjore sepse ato direkt e implikojnë ata që i kanë jep ato pikë, komisionit në këtë rast dhe Bordit Ekzekutivit në vepra penale, keqpërdorim i buxhetit, dëmtim i buxhetit, shkelje e rregullores së kategorizimit të sporteve dhe një sërë veprash tjerash penale që munden me iu numëru prej organeve përgjegjëse sa i përket kësaj pike”, u shpreh Haxhijaj për InDoks.
Theksojmë se në Asamblenë e Punës së KOK-ut i pranishëm ka qenë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrullah Çeku krahë me Presidentin e KOK-ut, Ismet Krasniqi. InDoks ka pritur për dy javë për të marrë një përgjigje nga ministria që ai e drejton për vërejtjet e akuzat që janë ngritur për KOK-un, por askush nga kjo ministri nuk ka dashur që të japë intervistë e as përgjigje me shkrim.
InDoks | Komiteti i Akuzave – Si u la jashtë KOK-ut edhe Majlinda Kelmendi: