18:33 - 02 Korrik 2022

Shkruan: Drizan Shala

1. Institucionet politike të Kosovës nuk paskan mund të jenë sa duhet në veri të vendit për të shtri autoritetin e saj në atë pjesë e cila kishte mund të prodhojë një situatë tjetër në favor të Kosovës nëse do kishte me ekzistu një plane afatgjatë e mos të na mbetet si hapësirë ku Beogradi përmes strukturave të saja paralele dhe atyre kriminale të luajnë faktor ndërtiminues në prishjen e sigurisë në atë pjesë.

2. Beogradi zyrtar edhe nga raportimi i Drejtorit të AKI-së në komision është paraqitur si shtylla e cila ka paravetit një plane operative qe ti përcjellin strukturat e sigurise se Kosovës.

Dhe nga kjo po mund të konludohet që Beogradi zyrtar para vetit mund të këtë skenar të ndryshëm që nga tentativa të paraqitet si situatë e brishte në komunat serbe në brendësi të Kosovës dhe e cila dështojë si tani një luftë hibride përmes rritjes se tensioneve brenda komunitetit Serb për të paraqitur situatën si komplekse pas marrjes se vendimeve nga ana e qeveris se Kosovës për masën e reciprocitetit për lëvizjen e lirë siç e kanë Kosovarët në Serbi.

Pra shtatori i 2022 mund të na paraqitet si shtatori i 2021 ku Serbet do mund ti bllokojnë rrugët kryesore përmes rojeve të urave , strukturave kriminale si dhe zyrtar nga shërbimet e sigurisë se Serbisë.

Apo ka mundësi që përmes sulmeve të orkestruar në veri kundër lëvizjes se lirë të na paraqitet nevoja e dërgimit të njësive speciale dhe atëherë situata mund të jete tejet e tensionuar e cila mund të prodhojë dy situata :

a. Bllokimin e marrëveshjes politike dhe stopimi i dialogut në Bruksel

b. Ndryshimi i vendimit të marrë nga qeveria e Kosovës për përdorimin e tabelave më akronime të qyteteve tona.

Me këtë nuk duhet harru edhe një element tejet esencial që është tani aspekti i “pavarësisë” energjetike duke lejuar që atë pjese të suportohet nga Serbia duke krijuar situata kautike edhe me funizim me ujë nga liqeni i Gazivodes e cila mund të sjell situate të pa parë me energji elektrike në terr territorin e Kosovës dhe atëherë në një marrëveshje të re për mos bllokim të ujit nga Gazivoda atëherë ti lejohet providerit energjetik serb të operojë edhe në brendësi të Kosovës