Veprimi i Lamine Yamal që bëri ndaj mbretit të Spanjës, sulmuesi katalanas bëhet qendër e kritikave - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Veprimi i Lamine Yamal që bëri ndaj mbretit të Spanjës, sulmuesi katalanas bëhet qendër e kritikave

    Insajderi
    27 April 2025 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madridit në finalen e Kupës së Mbretit, Lamine Yamal e gjeti veten në qendër të vëmendjes për gjestin e tij të diskutueshëm gjatë ceremonisë së medaljeve.

    Gjatë festës së fitimit të trofeut dhe dhënies së medaljeve, Yamal doli përpara zyrtarëve dhe mbretit me dy palë syze në kokë dhe fanellën e kthyer prap, gjë që disa e interpretuan si mosrespekt ndaj mbretit spanjoll Felipe VI.

    Gjithashtu, në vend që ta përshëndes mbretin me një shtrëngim duarsh miqësore, Yamal vendosi t’ia drejtonte dorën sikurse miqve të tij.

    Kjo situatë ka ngjallur debate në rrjetet sociale dhe në media, ku disa tifozë shprehen të pakënaqur për sjelljen e lojtarit të ri.

    Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se nuk ka pasur deklarata zyrtare as nga familja mbretërore dhe as nga klubi i Barcelonës lidhur me këtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark