Pas tentimeve për shtatë orë ta ushqejë me shishe djalin e vogël palestinez të shpëtuar nga aksidenti, infermierja izraelite fillon ta ushqejë me gjirin e vet.
Ky është një akt për të cilin Ula Ostrowski-Zak thjeshtë tha se “çdo nënë do ta bënte”.
Megjithatë, fotografia e cila shfaq infermieren çifute tek i jep gji djalit palestinez ka prekur zemrat e njerëzve përreth botës.
Fjalët dhe veprimi i Ulës godet një tel në konfliktin që po vazhdon mes izraelitëve dhe palestinezëve në Lindjen e Mesme, shkruan gazete Mirror.
Yamani nëntë muajsh erdhi në kujdesin e Ulas kur automobili, në të cilin po udhëtonte me familjen e tij, u përplas me një autobus të blinduar, me ç’rast babai i vogëlushit mbet i vdekur ndërsa nëna me një lëndim serioz të kokës.
Infermierja Ula kaloi 7 orë duke u përkujdesur për Yamanin. Por përkundër tentimeve, djali nuk pinte qumështin nga shishja.
Me qenë se ishte bërë vetë nënë së fundmi, Ula vendosi eventualisht ta ushqejë vet fëmijën me qumështin e saj.
“Tezet e djalit ishin të habitura që një çifute u pajua ta ushqejë me gji atë, por unë u thash që çdo nënë do ta bënte këtë. Unë e ushqeva pesë herë. Tezet e tij më përqafuan dhe më falënderuan. Ishin me të vërtetë të habitura”, ka thënë infermierja.
Infermierja gjithashtu ka organizuar, përmes një thirrje në rrjetin social për nëna të reja, që edhe nëna të tjera ta ushqejnë Yamanin.