Veprimtaria ilegale e menaxhmentit të Pallatit të Rinisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veprimtaria ilegale e menaxhmentit të Pallatit të Rinisë

    Insajderi
    08 March 2016 - 08:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Zëri raporton se llogaritë bankare të kësaj ndërmarrje  mbeten të mbyllura përkohësisht dhe të gjitha të hyrat nga qiratë e lokaleve janë duke u kryer me para kesh.

    Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme kishte dhënë aktvendim ku e detyronte Pallatin e Rinisë që t’i kompensonte të dëmtuarit që u ishte djegur malli në depot e Pallatit të Rinisë, pasi këta të fundit kishin ushtruar një padi ndaj Pallatit ku edhe kishin fituar rastin për shkak që në depot e objektit kishte pasur materiale të bizneseve që operojnë në Pallat.

    Ky vendim kishte bërë që ndërmarrjes para pak muajve t’i bllokohen dhe  merren të gjitha paratë në llogaritë bankare.  Borxhi ndaj kreditorëve i kësaj ndërmarrje është në vlerë prej 1 milionë euro. Kontoja e ndërmarrjes kishte 600 mijë euro kur Përmbaruesit Privat ekzekutuan vendimin për kthimin e borxhit ndaj paditësve. Pallati duhet të kthejë edhe 400 mijë euro borxhe. Deri në kthimin e terësishëm të borxhit, asnjë cent  nuk mund të derdhet në konton e ndërmarrjeve për kryerjen e shërbimeve tjera. Derdhja e mundshme në llogari nënkupton konfiskim automatik për shlyerjen e borxheve.

    Ligji për Menaxhimin e Financave Publike nuk lejon që më shumë se 500 euro të qarkullojnë në dorë. Qaush Berisha, kryeshef ekzekutiv i Pallatit të Rinisë, ka thënë se ende mbeten të bllokuara xhirollogaritë e Pallatit të Rinisë, dhe të gjitha pagesat, sipas tij, po bëhen përmes arkës.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark