“Vera” e shtatorit në Vlorë! Qyteti është ende plot me pushues të huaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vera” e shtatorit në Vlorë! Qyteti është ende plot me pushues të huaj

    Insajderi
    28 September 2024 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fundi i shtatorit me temperaturat e larta e bëjnë Vlorën të preferuarën e turistëve, por krahas tyre të shumtë janë edhe shtetasit e huaj që e kanë zgjedhur Vlorën për të jetuar përgjatë gjithë vitit.

    Jam nga Gjermania. Tani jetoj këtu në Vlorë. Katër vjet kam jetuar në Spanjë. Prej shkurtit kam zgjedhur të jetoj në Vlorë. Më pëlqen shumë këtu. E dashuroj Vlorën. Këtu ke gjithçka. Det, mal, ajër të pastër”.

    Moti i mirë dhe i ngrohtë, deti i pastër, mikëpritja dhe akomodimi e kanë zgjatur sezonin edhe përtej shtatorit.

    “Jam nga Austria. Është hera ime e dytë këtu dhe vijon të jetë shumë bukur. Më pëlqen shumë, moti është fantastik”.

    “Edhe unë jam nga Austria. Për mua është hera ime e parë. Deti është shumë i pastër. Koha është shumë e mirë, ushqimi gjithashtu. Shtatori është mjaft i mirë për të pushuar, nuk ka shumë njerëz. Është ideal”.

    Operatorët turistikë thonë se në shumicën e strukturave akomoduse në Vlorë dhe zonat përreth prenotimet e pushuesve të huaj vijojnë edhe në muajin tetor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark